Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFA e UEFA dënojnë sulmin ndaj arbitrit turk

Reagimet nuk kanë munguar as nga FIFA e UEFA për sulmin ndaj gjyqtarit nga Turqia, Halil Umut Meler.

Arbitri Meler u grushtua nga presidenti i klubit Ankaragucu, Faruk Koca, i cili u arrestua dhe dha dorëheqje nga posti i tij, një ditë më vonë.

Nëpërmjet një komunikate, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se sulmi është i papranueshëm, pasi aktet e tilla nuk e kanë vendin në sport dhe shoqëri.

“Nuk ka vend për dhunën në futboll, në apo jashtë fushe. Ajo çka ndodhi pas ndeshjes Ankaragucu – Rizespor në Superligën e Turqisë, është e papranueshme. Veprimet e tilla nuk kanë vend në sport dhe shoqëri”, ka shkruar Infatino. Ai ka shtuar se pa gjyqtarë nuk ka futboll dhe ka thënë se siguria e tyre vjen në rend të parë.

Reagim të ngjashëm me FIFA-n, ka bërë edhe UEFA, e cila pret që akterët e këtij sulmi të marrin dënimin e merituar.

Artikuj të ngjashëm