Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjasula i pazëvendësueshëm në fitoren e parë të Darmstadtit

Futbollisti i Shqipërisë, Klaus Gjasula ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes për Darmstadtin që e mposhti të dielën në shtëpi Werder Bremenin me rezultat të thellë, 4:2.

Gjasula luajti si qendërmbrojtës në ndeshjen që i takoi javës së gjashtë të Bundesligës gjermane. Për Darmstadtin ishte fitorja e parë në elitën e futbollit gjerman.

Nga gjashtë ndeshje, Darmstadti i Gjasulës ka fituar katër pikë. Është në vendi ne 15-të, kurse Werderi mbetet me gjashtë pikë të fituara.