Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Florent Muslija, të dielën luajti nga minuta e 77-të në fitoren e Freiburgut.
Skuadra e Freiburgut ka realizuar fitore me rezultatin 1:0, ndaj Darmstadtit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja u zhvillua në stadiumin e Darmstadtit dhe i takoi xhiros së 29-të Bundësligës gjermane.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi japonezi Ritsu Doan në minutën e 36-të.
Te Darmstadti nga minuta e parë u paraqit mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula. Ai e kompletoi ndeshjen.
Freiburgu është në vend të tetë me 39 pikë, ndërsa Darmstadti renditet në pozitën e fundit me vetëm 14 pikë të grumbulluara.