Florent Muslija ishte prej më meritorëve për fitoren e së premtes mbrëma të Fortuna Dusseldorfit.
Dusseldorfi e mposhti Arminia Bielefeldin në shtëpi me rezultatin 1:0. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Kosovës, Muslija, asistoi te goli i fitores të cilin e realizoi sulmuesi zviceran, Cedric Itten, në minutën e 86-të.
Muslija e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
27-vjeçari Muslija këtë edicion në të gjitha garat ka katër gola dhe katër asistime.
Dusseldorfi e zë vendin e 14-të me 20 pikë. Arminia Bielefeld ka një pikë më pak në pozitën e 16-të.