Florent Muslija ka zhvilluar paraqitje të mirë për Kupë të Gjermanisë me fanellën e Dusseldorfit. Ai shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren e thellë 4:2 të Dusseldorfit ndaj Schweinfurtit.
Kjo ndeshje u zhvillua të hënën mbrëma.
Muslija shënoi golin e tretë në minutën e 72-të, kurse asistoi për golin e katërt të realizuar në minutën e 86-të.
Ai kompletoi takimin.