Pas golit që e shënoi ndaj Zvicrës, Florent Muslija, ka vazhduar me formën e mirë edhe te skuadra e Fortuna Dusseldorfit. Muslija realizoi gol të bukur të martën në barazimin 1:1 të Kosovës ndaj Zvicrës në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Skuadra ku paraqitet Muslija, Dusseldorfi, të shtunën pasdite e mposhti në shtëpi Magdeburgun me rezultatin, 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi xhiros së 13-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman.
27-vjeçari Muslija dha kontribut te goli i parë të cilin e realizoi Cedric Itten në minutën e 37-të. Ai harkoi bukur në zonë. Topi u devijua fillimisht nga Rayan Ghrieb dhe shkoi tek Itten që nuk gaboi nga afërsia për 1:0. Itten e shënoi edhe golin e dytë për Dusseldorfin në minutën e 95-të. Mesfushori Muslija luajti deri në minutën e 89-të.
Reprezentuesi i Kosovës, Muslija, këtë edicion ka tri gola dhe dy asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat.