Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koelni mposht Darmstadtin

Skuadra e Koelnit ka shënuar fitoren e dytë këtë edicion në Bundesligën gjermane. Të premten mbrëma, Koelni ka triumfuar në udhëtim te skuadra e Darmstadit me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim, e shënoi Davie Selke. Selke realizoi në minutën e 60-të, për t’ia siguruar fitoren Koelnit.

Me këtë triumf, Koelni ka tubuar nëntë pikë, sa i ka edhe Darmstadti që regjistroi humbjen e tetë këtë edicion në kampionat.

Te Darmstadti gjatë tërë ndeshjes luajti mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula. Ndërkohë, Leart Paqarada nuk u aktivizua te skuadra e Koelnit.