Ryan Giggs ka dhënë dorëheqje nga posti përzgjedhësit të Uellsit.
Ai është larguar për shkak të një procesi gjyqësor që nis në muajin gusht. 48-vjeçari ishte në krye të përfaqësueses të Uellsit që nga viti 2020. Giggs akuzohet se ka sulmuar fizikisht ish-gruan e tij midis viteve 2017 dhe 2020.
Ish-ylli i Manchester Unitedit ka mohuar akuzuar dhe deklarohet i pafajshëm. Uellsi është kualifikuar për Kupën e Botës që mbahet në nëntor dhe dhjetor në Katar. Është në grupin B së bashku me Anglinë, Iranin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Giggs ka thënë se ka qenë nder dhe privilegj ta drejtojë përfaqësuesen uellsiane. Ai ka theksuar se është larguar nga përfaqësuesja për shkak se nuk ka dashur që para Botërorit përfaqësuesja të preket, destabilizohet apo rrezikohet nga rasti i tij.