Gregg Berhalter është rikthyer në krye të Përfaqësueses së SHBA-së, gjashtë muaj pasi kontrata e tij skadoi, ndërsa ishte nën hetime.
49-vjeçari ishte në vitin e katërt në këtë rol kur e pranoi se e kishte shqelmuar gruan e tij kur ishin adoleshentë.
Ai u hetua nga Federata e Futbollit të SHBA-së, por më pas u zbulua se nuk kishte “pengesë ligjore për ndalimin e punësimit të tij”.
Berhalter do ta drejtojë SHBA-në nikoqire në Kupën e Botës 2026.
Ishte në krye të SHBA-së edhe kur përfaqësuesja shkoi deri në 1/8 e finales në Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar, kur u mposht nga Holanda.
Artikuj të ngjashëm