Ryan Giggs mund të dënohet me 5 vjet burg nëse shpallet fajtor. 48-vjeçari po përballet me akuzat për dhunë në familje.
Gjykimi për ish-yllin e futbollit uellsian ka nisur të hënën, ndërsa mund të zgjasë më shumë se dy javë. Kështu ka bërë të ditur gjyqtarja Hilary Manley.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit ka mohuar akuzat se ka sulmuar fizikisht ish-gruan e tij në nëntorin e vitit 2020.
Ai në qershor të këtij viti ka dhënë dorëheqje nga posti i selektorit të Uellsit. Giggs ka pasur një karrierë të ndritur si futbollist.
Për Unitedin luajti 24 vjet dhe ka fituar 13 tituj në Premier League dhe dy Liga të Kampionëve. Ai udhëhoqi Uellsin drejt kualifikimit në “Euro 2020”, por nuk e drejtoi shkaku i problemeve me ligjin.