Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giggs jep dorëheqje nga posti i seleksionuesit të Uellsit

Ryan Giggs - Wales

Ryan Giggs ka dhënë dorëheqje nga posti i seleksionuesit të Uellsit, raporton BBC.

Legjenda e Manchester Unitedit ishte larguar fillimisht nga pozita në nëntor të vitit 2020 pasi u arrestua. 48-vjeçari më vonë ishte akuzuar për sjellje të pakontrolluar dhe sulm ndaj ish të dashurës, akuza të cilat i mohoi.

Robert Page 47-vjeçar kishte marrë rolin e seleksionuesit të përkohshëm të Uellsit në mungesë të Giggsit dhe e udhëhoqi përfaqësuesen drejt kualifikimit në Botërorin 2022. Uellsi do të marrë pjesë në një Botëror për herë të parë që nga viti 1958.