Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gerrardi kërkon Camaran

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard, është duke menduar ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

Në listën e dëshirave të Gerrardit është ylli i Rangersit, Glen Camara.

Trajneri i Villas e njeh shumë mirë mesfushorin Camara, pasi ka punuar me të te skuadra skoceze.

26-vjeçari po shihet edhe si zëvendësues ideal i Marvelous Nakambas, i cili pritet të jetë jashtë për rreth katër muaj për shkak të lëndimit.

Kontrata me Rangersin Camaras i skadon në vitin 2025.

Një gol e katër asistime është bilanci i Camaras me skuadrën skoceze këtë sezon në 26 paraqitje.