Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard, është duke menduar ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit.
Në listën e dëshirave të Gerrardit është ylli i Rangersit, Glen Kamara. Trajneri i Villas e njeh shumë mirë mesfushorin Kamara, pasi ka punuar me të te skuadra skoceze.
26-vjeçari po shihet edhe si zëvendësues ideal i Marvelous Nakambas, i cili pritet të jetë jashtë për rreth katër muaj për shkak të lëndimit.
Kontrata me Rangersit Kamaras i skadon në vitin 2025. Një gol e katër asistime është bilanci i Kamaras me skuadrën skoceze këtë sezon në 26 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm