Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mesfushori i Aston Villas e humb sezonin

Mesfushori i Aston Villas, Boubacar Kamara, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit të rëndë në gju, ka thënë trajneri Unai Emery.

24-vjeçari ka dëmtuar ligamentin të dielën në disfatën 2:1 nga Manchester Unitedi në Premier League.

Për shkak të lëndimit të ligamentit kryqëzor, mungojnë edhe sulmuesi Emiliano Buendia dhe mbrojtësi Tyrone Mings.

“Gjëja më e keqe në futboll është kur lëndimet zgjasin për kohë të gjatë. Është më e vështirë për lojtarin. Kemi dy lëndime tjera për kohë të gjatë, tani e njëjta është me Kamaran. Ndoshta ai do të kthehet në shtator ose tetor”, ka thënë trajneri Emery të premten në konferencën për shtyp.

Për shkak të lëndimit muskulor, deri në katër javë mund të mungojë edhe mbrojtësi Diego Carlos.

Villa është në vendin e pestë në tabelë dhe të shtunën luan në udhëtim te Fulhami.

Artikuj të ngjashëm