I huazuari tek Evertoni, Armando Broja, do të mungojë për 10-12 javë pasi ka dëmtuar ligamentin e kyçit të këmbës.
Trajneri i Evertonit, David Moyes, ka bërë të ditur se Broja mund të kthehet te klubi mëmë, Chelsea, shkaku i lëndimit.
23-vjeçari pësoi lëndim në ndeshjen e Evertonit në Kupën FA kundër Peterborough United më 9 janar.
Sulmuesi shqiptar, që hyri në fushë si zëvendësues, ndjeu dhimbje të mëdha dhe u largua me barelë dhe oksigjen.
Pas humbjes nga Aston Villa në Premier League të mërkurën, Moyesi ka thënë se shkaku i mungesës së gjatë Broja mund të kthehet në Londër.
“Ne mendojmë se ai do të jetë jashtë për diku 10-12 javë. Janë ligamentet e kyçit të këmbës. Ndoshta do të thotë se ka mundësi që ai të kthehet në Chelsea”, ka thënë Moyes.
Edhe
Evertoni mund ta kthejë Brojën e t’i huazojë dy lojtarë tjerë
Broja iu bashkua Evertonit në formë huazimi nga Chelsea në verë, por nuk bëri debutimin deri më 4 dhjetor si pasojë e një dëmtimi.
Viteve të fundit, sulmuesi i Shqipërisë ka pasur vazhdimisht telashe me lëndime dhe assesi nuk ka arritur të tregojë kualitetet e tij.