---
description: I huazuari tek Evertoni, Armando Broja, do të mungojë për 10-12 javë pasi ka dëmtuar ligamentin e kyçit të këmbës.Trajneri i Evertonit, David Moyes, ka bërë të
title: Trajneri i Evertonit jep lajmin e keq për Brojën
image: https://resources.koha.net/images/2025/January/16/7583dc29-f640-42c7-a424-753a58a1a610.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Broja pritet ta përfundojë huazimin tek Evertoni më herët

![Armando Broja](https://resources.koha.net/images/2025/January/16/7583dc29-f640-42c7-a424-753a58a1a610.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 16 janar 2025 08:41
- Shpërndaje në:

- 16 janar 2025 08:41
- Shpërndaje në:

I huazuari tek Evertoni, Armando Broja, do të mungojë për 10-12 javë pasi ka dëmtuar ligamentin e kyçit të këmbës.

Trajneri i Evertonit, David Moyes, ka bërë të ditur se Broja mund të kthehet te klubi mëmë, Chelsea, shkaku i lëndimit.

23-vjeçari pësoi lëndim në ndeshjen e Evertonit në Kupën FA kundër Peterborough United më 9 janar.

Sulmuesi shqiptar, që hyri në fushë si zëvendësues, ndjeu dhimbje të mëdha dhe u largua me barelë dhe oksigjen.

Pas humbjes nga Aston Villa në Premier League të mërkurën, Moyesi ka thënë se shkaku i mungesës së gjatë Broja mund të kthehet në Londër.

“Ne mendojmë se ai do të jetë jashtë për diku 10-12 javë. Janë ligamentet e kyçit të këmbës. Ndoshta do të thotë se ka mundësi që ai të kthehet në Chelsea”, ka thënë Moyes.

[Edhe ![Evertoni mund ta kthejë Brojën e t’i huazojë dy lojtarë tjerë](https://resources.koha.net/images/2025/January/25/6fce442e-720b-4e68-953d-366781c1b894.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 25 jan 2025 Evertoni mund ta kthejë Brojën e t’i huazojë dy lojtarë tjerë](https://www.koha.net/futboll/evertoni-mund-ta-ktheje-brojen-e-ti-huazoje-dy-lojtare-tjere)

Broja iu bashkua Evertonit në formë huazimi nga Chelsea në verë, por nuk bëri debutimin deri më 4 dhjetor si pasojë e një dëmtimi.

Viteve të fundit, sulmuesi i Shqipërisë ka pasur vazhdimisht telashe me lëndime dhe assesi nuk ka arritur të tregojë kualitetet e tij.

[#Armando Broja](https://www.koha.net/tag/armando-broja) [#everton](https://www.koha.net/tag/everton)

Artikuj të ngjashëm

- [![Chelsea kërkon kompensim nga Evertoni për Brojën](https://resources.koha.net/images/2025/January/17/3d659740-3618-4363-8cc5-bea5d1a0ecfa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 jan 2025 Chelsea kërkon kompensim nga Evertoni për Brojën](https://www.koha.net/futboll/chelsea-kerkon-kompensim-nga-evertoni-per-brojen)
- [![Broja: Evertoni më mbështeti shumë](https://resources.koha.net/images/2024/November/26/26a0ff52-641e-4d48-a603-d93ec09098cc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 16 dhj 2024 Broja: Evertoni më mbështeti shumë](https://www.koha.net/futboll/broja-evertoni-me-mbeshteti-shume)
- [![Broja ende larg kthimit në fushë](https://resources.koha.net/images/2024/September/05/f308fc5b-8e90-4397-958d-df88be081295.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 nën 2024 Broja ende larg kthimit në fushë](https://www.koha.net/futboll/broja-ende-larg-kthimit-ne-fushe)
- [![Broja përfundon tek Evertoni](https://resources.koha.net/images/2024/August/20/d8420694-d1d4-4e09-91ba-67734b455ee9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 31 gus 2024 Broja përfundon tek Evertoni](https://www.koha.net/futboll/broja-perfundon-tek-evertoni)

[Botë.]() [Eisenkot: Nëse rezultatet konfirmohen, do të veproj shpejt për ta formuar qeverinë e re sioniste](https://www.koha.net/bote/eisenkot-nese-rezultatet-konfirmohen-do-te-veproj-shpejt-per-ta-formuar-qeverine-e-re-sioniste)

[Futboll.]() [Arsenali po befasohet nga ekipi i kategorisë së katërt angleze](https://www.koha.net/futboll/arsenali-po-befasohet-nga-ekipi-i-kategorise-se-katert-angleze)

[Botë.]() [Exit pollët në Izrael s’japin fitues të qartë, blloku kundër Netanyahut i pari](https://www.koha.net/bote/exit-pollet-ne-izrael-e-vendosin-fitues-bllokun-e-eisenkotit-por-pa-shumicen-per-qeverisje)

[Arbëri.]() [Bytyqi: E vetmja pikë e veçantë e Rezolutës është Komisioni Hetimor për vrasjen e Zekajt, tjerat të panevojshme](https://www.koha.net/arberi/bytyqi-e-vetmja-pike-e-vecante-e-rezolutes-eshte-komisioni-hetimor-per-vrasjen-e-zekajt-tjerat-te-panevojshme)

[Kronikë.]() [Pesë të lënduar nga një aksident në Gjakovë, një grua e një fëmijë më rëndë](https://www.koha.net/kronike/pese-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-gjakove-nje-grua-e-nje-femije-me-rende)

[Arbëri.]() [Rrecaj: Prokurorët dhe gjyqtarët, në nivelin e fmijaqave, janë një nga arsyet pse po ndodhin vrasjet](https://www.koha.net/arberi/rrecaj-prokuroret-dhe-gjyqtaret-ne-nivelin-e-fmijaqave-jane-nje-nga-arsyet-pse-po-ndodhin-vrasjet)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Trajneri i Evertonit jep lajmin e keq për Brojën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/broja-pritet-ta-perfundoje-huazimin-tek-evertoni-me-heret","datePublished":"2025-01-16T08:41:52+01:00","dateModified":"2026-07-11T08:15:04+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":210,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"I huazuari tek Evertoni, Armando Broja, do të mungojë për 10-12 javë pasi ka dëmtuar ligamentin e kyçit të këmbës.Trajneri i Evertonit, David Moyes, ka bërë të","url":"https://www.koha.net/futboll/broja-pritet-ta-perfundoje-huazimin-tek-evertoni-me-heret","keywords":"Armando Broja, everton","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/January/16/7583dc29-f640-42c7-a424-753a58a1a610.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
