Tek Aston Villa nuk janë dorëzuar në luftën për transferimin e mesfushorit Boubacar Kamara. “Daily Mail” ka shkruar të enjten se trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard, ka kontaktuar personalisht me futbollistin për ta bindur që të transferohet në Angli gjatë verës.
Kamara në fund të këtij edicioni do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Marseillen dhe tek Aston Villa po shihet si përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri. 22-vjeçari, që mund të luajë edhe si mbrojtës, këtë sezon ka një gol e një asistim në 41 ndeshje për Marseillen.
Ai po kërkohet edhe nga Bayerni, Atletico Madridi, Leicesteri e Borussia Dortmundi.
Artikuj të ngjashëm