Atletico Madridi ka fituar garën për shërbimet e mesfushorit Boubacar Kamara, shkroi “Goal” të enjten.
Bëhet e ditur se Kamara ka pranuar ofertën e Atleticos, ekip që ka mposhtur konkurrencën e fortë nga Manchester Unitedi, Bayerni e Tottenhami që po ashtu ishin të interesuara për 22-vjeçarin. Kamara me ekipin spanjoll do të firmosë kontratë pesëvjeçare, ndërsa do t’i bashkohet në fund të sezonit si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Olympique Marseillen.
Kamara këtë edicion është njëri prej mesfushorëve defansiv më të vlerësuar në Ligue 1, ndërsa prej edicionit 2017/18 ka luajtur në ekipin e parë të Marseillet. Këtë sezon, Kamara ka një gol në 36 ndeshje.