Mesfushori Boubacar Kamara ka gjasa të mëdha që t’i bashkohet Aston Villas, pasi ekipi anglez po insiston në transferimin e tij në verë. “Daily Mail” ka shkruar të hënën se te Aston Villa po besojnë se Kamara do t’iu bashkohet për sezonin e ardhshëm.
Bëhet e ditur se klubi anglez tashmë e ka kontaktuar 22-vjeçarin, të cilit i ka ofruar kontratë pesëvjeçare. Kamara tek Aston Villa mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të sezonit i skadon kontrata me Marseillen. Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës, pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë jashtë kampionatit francez.
Mesfushori defensiv ka një gol e një asistim këtë edicion për ekipin nga Ligue 1 në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm