Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për Kamaran

Boubacar Kamara mund të paraqitet në Premier League të Anglisë nga edicioni i ardhshëm.

Interesim për futbollistin e talentuar francez ka shprehur gjiganti anglez, Manchester United, raportojnë mediumet angleze të martën. Interesim në Angli për 22-vjeçarin kanë shprehin edhe Newcastle, Crystal Palace dhe West ham United.

Mbrojtësi luan për Marseillen, ndërsa ka kontratë deri në verën e këtij viti. Në 32 ndeshje në të gjitha garat për skuadrën franceze ka shënuar një gol.