Manchester Unitedi po e kërkon transferimin e mesfushorit të Marseilles, Boubacar Kamara, gjatë afatit kalimtar të dimrit . Kamara ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me ekipin francez dhe për këtë arsye është i lirë të negociojë me skuadrat e tjera.
Megjithatë, Manchester United dëshiron të sigurojë shërbimet e Kamaras gjatë afatit kalimtar të janarit.
22-vjeçari po shihet si zëvendësues i Paul Pogbas që mund të largohet.
Kamara këtë sezon ka 18 paraqitje në elitën e futbollit francez duke shënuar një gol.