Sport

Man. Unitedi hyn në garë për Zakarian

Manchester Unitedi është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për mesfushorin e Borussia Monchegladbachut, Denis Zakaria.

Mesfushori zviceran po shihet si zëvendësues ideal i Paul Pogbas që pritet të largohet nga “Djajtë e kuq”.

Skuadra gjermane për ta liruar mesfushorin po kërkon rreth 40 milionë euro.

25-vjeçari ka kontratë me Monchegladbachun deri në qershor të këtij viti.

Për shërbimet e Zakarias, interesim kanë shprehur edhe Juventusi dhe Roma.