Mesfushori Denis Zakaria sipas të gjitha gjasave pritet të transferohet në Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Calciomercato” ka raportuar të hënën se krerët e Juventusit tashmë kanë nisur bisedimet me agjentin e futbollistit, i cili ka vendosur të largohet nga Borussia Moenchengladbachu.
Te ekipi gjerman janë të gatshëm ta lirojnë për Zakarian nëse marrin një ofertë deri në dhjetë milionë euro duke pasur parasysh se 24-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.
Zakaria iu bashkua Gladbachut në vitin 2017 nga Young Boysi dhe këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në dhjetë ndeshje. Krahas Juventusit, interesim për shërbimet e reprezentuesit të Zvicrës, kanë shfaqur edhe Manchester City e Liverpooli.