Mesfushori zviceran Denis Zakaria pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A.
Mediumet e huaja kanë raportuar të martën se Roma dhe Juventusi, janë në garë për shërbimet e Zakarias, i cili pritet të largohet në janar nga Borussia Moenchengladbachu. Zakaria ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni me ekipin gjerman, i cili tashmë ka vendosur ta nxjerrë në shitje.
Për ta lënë të lirë Zakarian, Gladbachu po kërkon rreth 15 milionë euro. Mesfushori 24-vjeçar është pjesë e Gladbachut prej vitit 2017 kurse këtë sezon ka dy gola dhe një asistim në dhjetë paraqitje.
Artikuj të ngjashëm