Pas Matthias Ginterit edhe një futbollist tjetër ka konfirmuar largimin nga Borussia Moenchengladbachu.
Mesfushori zviceran Denis Zakaria ka bërë të ditur se ka refuzuar rinovimin e kontratës me Gladbachun dhe në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë. Megjithatë, te Gladbachu po planifikojnë shitjen e Zakarias gjatë afatit kalimtar të janarit në mënyrë që ai mos të largohet falas.
25-vjeçari është pjesë e ekipit gjerman prej vitit 2017 kurse këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 16 ndeshje në të gjitha garat.
Edhe Zakaria sikurse Ginter pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A. Interesim të madh për të kanë treguar Roma dhe Juventusi.
Artikuj të ngjashëm