Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zakaria firmos me Juventusin deri në vitin 2026

Mesfushori zviceran Denis Zakaria ka firmosur kontratë me Juventusin deri në vitin 2026 pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore, ka njoftuar ekipi nga Serie A të hënën. Zakaria 25-vjeçar te Juventusi është transferuar nga skuadra e Borussia Moenchengladbachut për të cilën ka regjistruar 125 paraqitje në Bundesligë.

Për kartonin e Zakarias, i cili ka pasur kontratë me ekipin gjerman deri në fund të këtij sezoni, Juventusi është pajtuar të paguajë 8.5 milionë euro dëmshpërblim me bonuse. Zakaria është edhe reprezentues i Zvicrës kurse te Juventusi ka mbuluar largimin e Rodrigo Bentancurit, i cili është transferuar te Tottenhami.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo