Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi arrin marrëveshje me Zakarian

Juventus thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me mesfushorin Denis Zakaria.

Drejtuesit e klubit italian kanë arritur marrëveshje personale me menaxherin e mesfushorit zviceran.

Juventusi i ka ofruar lojtarit kontratë pesë milionë euro në sezon plus dy milionë të tjera në formë bonusesh për të bindur të transferohet në Torino.

“Zonja e Vjetër” po shpreson ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen edhe me Borusia Monchengladbachun.

Zakaria është në vitin e fundit të kontratës me ekipin gjerman