Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma dhe Juventusi në garë Zakarian

Roma dhe Juventusi janë dy skuadrat e interesuar për mesfushorin e Borussia Monchengladbachut, Denis Zakaria.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se të skuadrat po synojnë transferimin e Zakarias në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori zviceran është në vitin e fundit të kontratës me ekipin gjerman.

Drejtuesit e klubit të Monchengladbachut po synojnë ta shesin gjatë dimrit Zakarian, pasi në qershor do të jetë futbollist i lirë.

Për 25-vjeçarin ekipi gjerman po kërkon mbi 15 milionë euro.