Mesfushori defensiv Denis Zakaria pritet të jetë përforcimi i parë i Romës në miniafatin kalimtar të janarit.
“Corriere dello Sport” ka shkruar të shtunën se Roma pothuajse ka arritur marrëveshje me Zakarian dhe po negocion me Borussia Moenchengladbachun për lirimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori 24-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin gjerman që i skadon në fund të këtij edicioni dhe në verë mund të largohet si lojtar i lirë.
Roma është e gatshme që në janar të ofrojë rreth dhjetë milionë euro për Zakarian, i cili pëlqehet nga trajneri Jose Mourinho.
Reprezentuesi zviceran edhe pjesë e Gladbachut prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Young Boysi kurse këtë sezon ka shënuar një gol në dy paraqitje në Bundesligë.