Mesfushori zviceran, Denis Zakaria ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Serie A.
Interesim për transferimin e tij gjatë kësaj vere, ka treguar skuadra e Atalantas.
Atalanta po e sheh Zakarian si përforcim të duhur për sezonin e ri, dhe është e gatshme t’i ofrojë Borussia Moenchengladbachut rreth 20 milionë euro.
Zakaria 24-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin gjerman dhe po kërkon të largohet gjatë kësaj vere. Ai ka kontratë me Gladbachun deri në vitin e ardhshëm.