Futboll

Legjenda e Liverpoolit mund të kthehet te Rangersi

STEVEN

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, mund që ta marr sërish drejtimin e klubit skocez, Rangers. 

Rangersi të dielën i ndau rrugët me trajnerin Russell Martin pas barazimit 1:1 me Falkirkun.

“The Guardian” ka shkruar të hënën se Gerrard tani është kandidat serioz për t’u kthyer sërish te Rangersi.

45-vjeçari Gerrard trajner i gjigantit skocez ishte nga viti 2018 deri në vitin 2021.

Ish-futbollisti i njohur anglez së fundi e drejtoi klubin nga Arabia Saudite, Al-Ettifaq, nga viti 2023 deri në muajin janar.

Gerrard ka qenë trajner edhe i Aston Villas për një vit. Ka drejtuar edhe të rinjtë e Liverpoolit.