Klubi nga Arabia Saudite, Al-Ittihad, i ka ofruar trajnerit të njohur, Jurgen Klopp, mundësinë që të bëhet drejtor teknik.
Kloppit i është ofruar roli i drejtorit teknik, që mbikëqyr transferimet e futbollistëve të Al-Ittihadit.
Sipas gazetarit Sacha Tavolier, Klopp të dielën ka pasur bisedime me drejtuesit e Al-Ittihadit.
Gjermani Klopp nga janari i vitit të kaluar është udhëheqës i Red Bullit për futboll.
Sipas raportimeve, Klopp është i hapur që të nisë një aventurë të re në futbollin arab.
Shumë klube kanë shprehur interesim për ta pasur 58-vjeçarin si trajner, por Klopp i ka refuzuar këto oferta.
Edhe
Kloppi nuk e përjashton mundësinë e kthimit te Liverpooli
Klopp është legjendë e Liverpoolit. Ai e ka drejtuar Liverpoolin nga viti 2015 deri në vitin 2024. Me “të kuqtë” ka fituar tetë trofe.
Klopp e ka drejtuar edhe Borussia Dortmundin për një kohë të gjatë. Ka qenë trajner edhe i Mainzit.