Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kloppi me paralajmërim të qartë, tregon se mund të largohet

Jurgen Klopp

Në konferencën në të cilën u prezantua si përzgjedhës i Gjermanisë, Jurgen Klopp ka bërë një paralajmërim të qartë. Ka thënë se mund të largohet nëse ai dhe familja e tij kanë trajtim jo të denjë në Gjermani.

“Do të shpërblehem shumë mirë dhe nëse nesër Jurgen Klopp është keq, do të largohem. Nëse federata thotë le ta ndërpresim punën, atëherë është kaq. Dhe nëse silleni keq me mua dhe nuk e lini familjen time të qetë, unë do të iki. Vetëm largohem. E di që ka vende të tjera ku trajnerët e ekipeve kombëtare trajtohen edhe më keq. E dua këtë punë, por gjithashtu jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse është e nevojshme”, ka theksuar Klopp.

Ai ka firmosur për katër vjet me federatën gjermane.