Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Klopp i thotë “po” Gjermanisë

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp do të jetë selektori i ardhshëm i Përfaqësueses së Gjermanisë. 

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se vendimi tashmë është marrë që Klopp të jetë përzgjedhës i Gjermanisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se po diskutohen vetëm detajet e kontratës dhe kushtet e largimit të Kloppit nga Red Bulli. 

59-vjeçari ka pranuar projektin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe pritet që të fokusohet në planin afatgjatë, duke përfshirë kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2028.

Klopp do ta zëvendësojë Julian Nagelsmannin i cili dha dorëheqje për shkak të eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Botërori. 

Gjermania u ndal në 1/16 e finales nga Paraguai.