Jurgen Klopp pritet që të premten të prezantohet si selektor i Gjermanisë, shkruan të dielën gazeta “Bild”.
Kloppi do ta zëvendësojë Julian Nagelsmannin, i cili dha dorëheqje menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Botës.
Gjermania u eliminua nga Paraguai pas ekzekutimit të penalltive në 1/16 e finales.
Prej janarit të vitit 2025, Kloppi është përgjegjës për futboll i Red Bullit.
Por 59-vjeçari do ta lirojë pozitën në Red Bull për t’u bërë përzgjedhës i Përfaqësueses së Gjermanisë.
Klopp është ikonë e Liverpoolit dhe prej trajnerëve më të vlerësuar në botë. Ai i drejtoi “të kuqtë” nga viti 2015 deri në vitin 2024.
Edhe
Arrihet marrëveshja, Kloppi zëvendëson Nagelsmannin
Klopp me Liverpoolin fitoi tetë trofe, duke përfshirë Ligën e Kampionëve dhe titullin e kampionit në Angli.
Ai ka qenë trajner edhe i Borussia Dortmundit dhe Mainzit. Ka udhëhequr edhe të rinjtë e Eintracht Frankfurtit.