Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Martinez pritet të bëhet selektor i Skocisë

Robert martinez

Roberto Martinez është kandidat për ta marrë drejtimin e Skocisë.

Spanjolli u largua nga Portugalia pas eliminimit nga Spanja në një të tetën e finales të Kupës së Botës.

Skocia është pa përzgjedhës pasi Steve Clarke dha dorëheqje pas eliminimit nga Botërori. Skocia nuk avancoi nga faza e grupeve.

Mediumet skoceze kanë raportuar se Martinez, i cili ka punuar në Swansea, Wigan dhe Everton, është kandidat serioz për ta drejtuar Skocinë.

Si futbollist kishte luajtur në Skoci.