Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Martinez, selektori i radhës që largohet

Roberto Martinez

Shumë prej selektorëve kanë njoftuar për largim kur përfaqësueset e tyre i kanë luajtur ndeshjet e fundit në këtë Botëror. Njëjtë ka bërë edhe Roberto Martinez, selektor i Portugalisë.

Portugalia të hënën u mposht 1:0 nga Spanja në një të tetën e finales, ndërsa Martinez njoftoi largimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tekniku spanjoll ka theksuar se kontrata e tij përfundoi të hënën dhe se tani federata portugeze duhet të zgjedhë trajnerin e ri.

“Kam ardhur te Portugalia për ta fituar Botërorin dhe mendoj se pasi nuk e kemi fituar nuk ka kuptim të vazhdojmë”, ka thënë Martinez.

Ai është krenar për punën që ka bërë te Portugalia.