Trajeri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka dhënë shumë lëvdata për Romën pas barazimit 2:2 me Romën në “Parkun e Princave” të mërkurën mbrëma.
Ish-tekniku i skuadrës italiane ka thënë se Roma mund ta fitojë titullin në edicionin aktual.
Roma e trajnerit Gian Piero Gasperini dhe Lazio janë dy skuadrat e pamposhtura në Itali këtë sezon.
“Roma e Gasperinit është e veçantë, ka shumë personalitet dhe është agresive, e kemi parë këtë nga minuta e parë. Roma ka të ardhme të mrekullueshme. Mund ta fitojë titullin dhe nuk kam dyshim se do të përfundojë në mesin e 24 skuadrave më të mira në Champions. Po ashtu, nuk do të doja të takohesha me Romën sërish. Ndoshta në finale”, ka theksuar Luis Enrique pas ndeshjes.
Luis Enrique është fitues i Championsit me PSG-në në dy edicionet e fundit.