Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bajrami drejt huazimit në Arabinë Saudite

Nedim Bajrami

Nedim Bajrami do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit arab. 

Bajrami pritet që të huazohet nga Rangersi skocez te skuadra Al-Taawoun deri në përfundim të edicionit 2026/27.

27-vjeçari nuk ishte pjesë e ekipit të Rangersit në ndeshjen hapëse të edicionit ndaj Dundee Unitedit. 
Sipas raportimeve, zyrtarizimi pritet të ndodhë së shpejti. 

Dy klubet tashmë janë në fazën e fundit të negociatave, ndërsa kanë mbetur vetëm procedurat përmbyllëse para se Bajrami të nisë aventurën në Arabinë Suadite. 

Mesfushori me tipare sulmuese nuk pati shumë hapësirë edicionin e kaluar te klubi i madh skocez, duke luajtur vetëm 519 minuta në të gjitha garat. 

Edhe Reprezentuesi i Shqipërisë në Arabinë Saudite Futboll Reprezentuesi i Shqipërisë në Arabinë Saudite

27-vjeçari pjesë e Rangersit është nga viti 2024 kur u transferua nga Sassuolo për 3.6 milionë euro.

Kontrata i skadon në verën e vitit 2028.