Nedim Bajrami është duke u kërkuar nga skuadra e Sevillas dhe ajo e Udineses.
Bajrami nuk është ftuar nga Rangersi në dy ndeshjet e fundit. Një largim i Bajramit nga gjiganti skocez është i mundshëm.
Kështu ka shkruar të hënën “Transferfeed”.
Mësohet se Rangersi po kërkon tri deri në katër milionë euro për ta liruar Reprezentuesin e Shqipërisë.
26-vjeçari te Rangersi u transferua verën e kaluar nga Sassuolo.
Me klubin nga Skocia ka zhvilluar 49 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe katër asistime.
Edhe
Bajrami mund të largohet nga Rangersi
Bajrami në të kaluarën është paraqitur për skuadra si Empoli, Grasshoppers e Zurich.
Me Kombëtaren e Shqipërisë ka zhvilluar 35 ndeshje. Ka gjashtë gola të realizuar.