Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reprezentuesi i Shqipërisë në Arabinë Saudite

Nedim Bajrami

Nedim Bajrami e ka kompletuar transferimin në elitën e futbollit arab.

Bajrami nga Rangersi është huazuar te skuadra Al-Taawoun deri në përfundim të edicionit 2026/27.

Klubi nga Arabia Saudite ka mundësinë që ta blejë përfundimisht kartonin e Asllanit në verën e ardhshme.

“Nga Alpet Shqiptare drejt zemrës së Burajdës – Nedim Bajrami tashmë është këtu”, shkruan në njoftimin e skuadrës Al-Taawoun.

Gjatë gjithë huazimit, paga e plotë e mesfushorit Bajrami do të mbulohet nga klubi nga Arabia Saudite.

Mesfushori me tipare sulmuese nuk pati shumë hapësirë edicionin e kaluar te Rangersi, duke luajtur vetëm 519 minuta në të gjitha garat.

Reprezentuesi i Shqipërisë vendosi të ndryshojë skuadër për të pasur më shumë minuta në fushë.

Edhe Bajrami drejt huazimit në Arabinë Saudite Futboll Bajrami drejt huazimit në Arabinë Saudite

27-vjeçari pjesë e klubit skocez ishte nga viti 2024 kur u transferua nga Sassuolo për 3.6 milionë euro.

Bajrami me Rangersin zhvilloi 63 ndeshje, derisa kontribuoi me shtatë gola dhe pesë asistime.

Bajrami karrierën e ka filluar te të rinjtë e Zurichut. Më pas vazhdoi te Grasshopperi, Empoli e Sassuolo.