Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa interesohet për Hazardin

Skuadra e Aston Villas ka shprehur interesim për Eden Hazardin, raporton të martën “Marca”.

Mesfushori belg pritet të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit dhe Aston Villa po synon transferimin e tij. Është trajneri i ri i ekipit anglez, Unai Emery, ai që po kërkon me ngulm blerjen e Hazardit.

Ai e sheh Hazardin si përforcim të rëndësishëm për projektin e tij te Aston Villa. 31-vjeçari edhe këtë edicion nuk ka hapësirë të madhe te Reali, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Në gjashtë ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Hazard ka një gol dhe një asistim.

Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2024, ndërsa ekipit spanjoll iu bashkua në vitin 2019 nga Chelsea.