Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inter Miami shpreh interesim për Hazardin

Në vitet e fundit, të rralla kanë qenë klubet që kanë shprehur interesim për shërbimet e Eden Hazardit.

Por është skuadra e Inter Miamit ajo që dëshiron ta transferojë futbollistin belg, pas afrimit të Lionel Messit, Sergio Busquetsit dhe trajnerit Gerardo Martino.

Hazardi aktualisht është pa klub, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Real Madridit.

Hazardi e ka edhe një mundësi tjetër në karrierë, shkruan mediumi “Relevo”.

Për të interesim ka shprehur edhe RWD Molenbeek, që do të bëj gara në elitën e futbollit belg.

Artikuj të ngjashëm