Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pensionohet Eden Hazard

Ish-anësori i Chelseat dhe Real Madridit, Eden Hazard, ka njoftuar se ka vendosur të pensionohet nga futbolli, pasi u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të shkuar.

32-vjeçari belg iu bashkua “Los Blancos” nga Chelsea më 2019 për mbi 100 milionë euro. Megjithatë ka pasur vetëm 54 paraqitje në ligë për gjigantët spanjollë, përfshirë gjashtë në sezonin 2022-23.

Te Chelsea ka fituar dy tituj të Premier Leagues. Ka realizuar 110 gola në 352 paraqitje.

Hazardi nisi karrierën në Lille të Francës nga ku kaloi te Chelsea më 2012.

Duhet ta dëgjoni veten dhe të thoni mjaft në kohën e duhur. Pas 16 vjetësh dhe më shumë se 700 ndeshjeve, kam vendosur t’i jap fund karrierës sime si futbollist”, ka shkruar Hazardi në rrjete sociale. Hazardi ka falënderuar ish-klubet, ish-bashkëlojtarët dhe fansat për përkrahjen në karrierë.

Edhe Hazardi flet për Yamalin: Ma kujton veten time Botërori 2026 2 j. më parë Hazardi flet për Yamalin: Ma kujton veten time

Lojtari ka qenë pa klub që nga qershori.

Belgu ishte pensionuar nga përfaqësuesja në dhjetorin e shkuar.