Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazardi ka refuzuar 52 milionë euro në vit

Eden Hazard, që së fundmi u pensionua nga futbolli në moshën 32-vjeçare, ka refuzuar ofertë të jashtëzakonshme për t’u kthyer sërish në futbollin aktiv.

Ai refuzoi 1.1 milionë euro në javë, apo 52 milionë euro në vit, për të nënshkruar kontratën me një klub nga Arabia Saudite.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-futbollisti i Belgjikës ka marrë tri oferta nga Arabia Saudite.

Një gjë e tillë është konfirmuar të mërkurën nga ish-bashkëlojtari i tij, John Obi Mikel.

“Mikel, ti e di se kam shumë para. E di edhe se si jetoj, nuk shpenzoj shumë. Kam mjaftueshëm para për të jetuar me familjen time dhe për t’i rritur fëmijët”, ka qenë përgjigjja e Hazardit.

Hazardi, kohën më të mirë të karrierës e kaloi te Chelsea. Ai realizoi 110 gola dhe dhuroi 92 asistime në 352 paraqitje për “blutë e Londrës”.