Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazard dëshiron të pensionohet te Reali

Eden Hazard mund të tërhiqet nga futbolli sapo kontrata e tij me Real Madridin të skadojë në verën e vitit 2024. Hazard u tërhoq nga Belgjika pasi nuk kaloi fazën e grupeve në kupën e botës “Katari 2022”, ndërsa po mendon edhe tërheqjen nga futbolli.

Por Reali synon shitjen e tij para se t’i përfundojë kontrata në verën e vitit të ardhshëm. Ish-kapiteni i Belgjikës ka pasur një sezon të vështirë duke luajtur vetëm 331 minuta. Ai nuk flet as me trajnerin italian të Realit, Carlo Ancelotti. Pjesë e Realit 32-vjeçari është prej vitit 2019. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te skuadra angleze Chelsea dhe Lille në Francë.

Artikuj të ngjashëm