Mesfushori Eden Hazard nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi këtë verë. “Marca” ka shkruar të mërkurën se belgu nuk po dëshiron të mbetet pjesë e klubit spanjoll deri në vitin tjetër kur i skadon kontrata.
Ai tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij, ndonëse te Real Madridi po duan ta shesin për shkak se Hazard nuk bën pjesë në planet e tyre. 32-vjeçari këtë sezon ka pasur minutazhë të vogël te Reali, ku në 7 ndeshje të luajtura deri më tani ka 1 gol e 1 asistim.
Ai është pjesë e Realit prej vitit 2019 kur iu bashkua Chelseat, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij për shkak të lëndimeve të shpeshta. Me kontratën aktuale Hazard ka pagë javore prej 450 mijë eurosh.