Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazardi nuk largohet nga Reali

Eden Hazard nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi gjatë këtij muaji, ka njoftuar “Marca” të hënën.

Mësohet se belgu është i vendosur të qëndrojë në klub të paktën deri në fund të këtij sezoni dhe tashmë ka njoftuar drejtuesit e Realit për këtë vendim.

Edhe pse nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti për këtë sezon, Hazardi do të mbetet pjesë e Real Madridit dhe do të punojë fort për ta rikthyer formën.

Ai për arsye personale nuk dëshiron të largohet këtë muaj, ndërsa nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit në fund të sezonit. 32-vjeçari ka vetëm shtatë paraqitje deri më tani, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim. Hazardi ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2024.