Eden Hazard nuk do të largohet nga Real Madridi. Sulmuesi i krahut përkundër se ka pasur probleme të shumta me lëndimet, do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionit të Spanjës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri Carlo Ancelotti të shtunën.
“Eden Hazard do të qëndrojë këtu në Real Madrid edhe në sezonin e ardhshëm. Plani i Hazard është shumë i qartë, ai dëshiron të tregojë cilësinë e tij sezonin e ardhshëm”, deklaroi Ancelotti.
31-vjeçari ka luajtur vetëm 686 minuta këtë edicion me madrilenët.
Belgu ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm