Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazard konfirmon se do të qëndrojë te Reali

Eden Hazardi ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Real Madridi.

Sulmuesi i krahut ka bërë të ditur se do ta respektojë kontratën me klubin spanjoll.

“Të gjithë e dinë që kam kontratë deri në vitin 2024. Tri sezonet e mia të para nuk kanë shkuar mirë, kështu që dua t'u tregoj të gjithëve se çfarë mund të jap. Gjithmonë ka qenë një ëndërr të luash për Real Madridin dhe është ende”, deklaroi Hazard.

Ylli belg nuk ka arritur të lë gjurmë tek ekipi spanjoll, pasi ka pasur probleme të shumta me lëndimet.

Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 18 ndeshje në La Liga.

Artikuj të ngjashëm